Gjykata e Apelit zbardhi vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë që pritet të bëhet nga avokati Sokol Hazizaj.
Sipas Gjykatës së Apelit ish kryeprokurori Llalla, u gjet fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.
Konkretisht, sipas provave vërtetohet thotë Gjykata se Llalla nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollar për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shpenzime në gjermani.
Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi konfiskimin e disa pasurive dhe përjashtim nga funksionet publike për 5 vite.
Llalla prej disa javësh ndodhet në kërkim ndërkombëtar pasi iu shmang drejtësisë një javë para se Gjykata e Apelit të jepte vendimin e formës së prerë.
Tv Klan
#AdriatikLlalla #GjykataePosacme #VendimipërLlallën
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!