#oranews
Një ditë pas krimit makabër në Fier, familja e 8-vjeçarit ka hapur dyert e mortit.
Sot, familja Vasiu do të përcjellë për në banesën e fundit në orën 11:00 të voglin e tyre, që ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij.
Autori mostër, Klodian Çalamani pasi e ka rrëmbyer të miturin e ka vrarë dhe e ka groposur atë në oborrin e shtëpisë.
Por çfarë thonë banorët për mostrën që i mori jetën Mateos?
Sipas tyre autori kishte vese të këqija dhe njihej në fshat për sjelljen e tij të keqe. Një banor thotë se autori ka hyrë në shtëpinë e tij e i ka dhunuar gruan.
"Vetëm varje ka. I ka të gjitha të këqijat, kurvar, hajdut. Ashtu siç ka qenë i ati, është dhe i biri.
Erdhi në shtëpi, rrahu dhe vajzën time 5 vjeç, e përplasi në çimento. Tani vajzën e kam në gjimnaz. Erdhi në shtëpi rrahu gruan time. Është kriminel i paparë. Duhet varur. Nuk ka diskutim tjetër", shprehet banori.
Ndërsa një banor tjetër thotë se autori mostër i ka bërë këto veprime edhe disa vite më parë.
"Ta djegin me benzinë. Të vendoset ligji. Këto gjëra i ka bërë dhe para disa vitesh."
Banorët shprehen të shqetësuar për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre.
"Kemi frikë. Kam nip në shkollë dhe i them të mos hipë në makina të huaja."
Ndërkohë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediet, kryeministri Rama, ngushëlloi familjen e vogëlushit dhe kërkoi nga drejtësia të jetë në lartësinë e duhur dhe autori i krimit të marrë dënimin më ekstrem të parashikuar nga ligji.
Rama tha se kthimi i një dënimi të tillë nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!