Shumë shqiptarë të skeduar në ‘listën e zezë’ të krimeve në Shqipëri, në shumë raste kanë gjetur strehë në Itali. Por, marrëveshjet mes dy vendeve, tashmë kanë shuar shpresat e çdo shqiptari, që përjetësisht të mbetet i lirë.
Rasti më i fundit është ai i Ferdinand Ndojës, që lëvizte i lirë në Itali ndonëse kërkohej nga shteti shqiptar. Por, arratia e tij zgjati deri pak ditë më parë.
Gjatë një kontrolli rastësor të Policisë italiane në Varese u zbulua se 44-vjeçari kërkohej në Shqipëri për plagosjen e një personi në vitin 2021, ndaj ai u arrestua dhe po pret ekstradimin drejt vendit tone, procedura që sipas burimeve për Top News, tashmë kanë nisur.
Italia është një nga shtetet, ku në fakt zgjedhin të strehohen shumë shqiptarë me precedent penalë, për shkak të afërsisë gjeografike mes dy vendeve, por edhe mundësisë më të shpejtë për t’u larguar në rrugë tokësore, detare, apo ajrore.
Për këtë arsye janë të shpeshta bashkëpunimet e ekstradimit mes dy vendeve. Sa i takon ekstradimeve nga Italia në Shqipëri, procedura mund të kryhet brenda 40 ditëve, kur nuk ka pretendime nga i arrestuari, por mund të zgjasë deri në 1 vit e 6 muaj nëse çështja shkon në Apel apo më lart, gjithmonë sipas kërkesës së personit që ka probleme me drejtësinë.
Por si funksionon e gjithë procedura? Një person i shpallur në kërkim nga Shqipëria, fillimisht ndalohet në vendin fqinj dhe ka dy mënyra si mund të arrestohet përkohësisht. E para kur ka kërkesë nga vendi ynë dhe e dyta kur Ministria e Drejtësisë Italiane e kërkon një gjë të tillë. Në të dyja rastet, Gjykata e Apelit mund ta refuzojë kërkesën e arrestimit dhe të caktojë një masë tjetër sigurie, por duhet të marrë vendimin brenda një viti nga momenti i ndalimit.
Ky afat vendimarrjeje mund të shtyhet në 1 vit e 6 muaj, nëse çështja ka shkuar në Gjykatën e Kasacionit, sipas shkallëve të gjyqësorit në vendin fqinj. Nëse nuk ka një vendim brenda kësaj periudhe, personi në fjalë lirohet.
Gjatë periudhës së ndalimit, autoritetet shqiptare i dorëzojnë Ministrisë së Drejtësisë italiane dokumentacionin për ekstradimin e një personi. Ministria më pas e dërgon kërkesën në Gjykatën e Apelit, e cila ka të drejtën e vendimit. Çështja mund të apelohet në Gjykatën e Kasacionit nëse ka kundërshti nga palët. Në rast dakordësie me të ndaluarin, ekstradimi ndodh me kërkesë të Ministrisë, pa pasur nevojë të shkojë në Apel.
Sa i takon afateve, nëse nuk dorëzohet kërkesa e ekstradimit nga pala shqiptare brenda 40 ditëve nga arrestimi, atëherë personi në fjalë lirohet. Në momentin që merret vendimi përfundimtar nga Gjykata për masën e sigurisë ndaj personit, Ministria italiane ka kohë 45 ditë të lëshojë dekretin e ekstradimit, ose në të kundërt personi lirohet.
Menjëherë sapo të lëshohet dekreti, duhet të caktohet dhe data fikse e dorezimit, brenda 15 ditëve. Në raste të veçanta afati zgjatet deri në 30 ditë maksimumi. Duhet theksuar se Italia pranon ekstradimin e një personi, vetëm nëse procedurat kanë përputhje me Konventën Ndërkombëtare. Duket se këtë kleçkë ligjore ka përdorur edhe Adriatik Llalla, që u arrestua në Itali në dhjetor 2021 dhe ende nuk është ekstraduar.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Itali#TopChannel
Ещё видео!