Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vizita e kryeministres serbe Ana Brnabic në Kosovë do të jetë një provë për të pasi do të mund të shohë me sytë e saj se si funksionon reciprociteti për dokumentet mes dy vendeve.
“Së pari, jemi pas 1 shtatorit. Dhe është parë se gjithçka po shkon siç kemi thënë ne më herët. Ose do të ketë dokumente hyrëse dalëse edhe në Kosovë edhe në Serbi, ose në asnjërën prej tyre. Doli se në asnjërën prej tyre. Edhe Brnabiç le të hyjë në Kosovë, me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd, dhe le ta shohin se çdo gjë po funksionon në një shtet demokratik, që është më demokratik se Serbia por edhe në rajon”
Kurti tha se Kosova dhe serbia nuk e njohin shtetësinë e njëra tjetrës dhe për sa kohë që nuk do të ketë njohje reciproke, Kosova do të vazhdojë me reciprocitet gradual për të arritur deri tek reciprociteti i plotë.
E ndërsa kryeministrja serbe pritet të kalojë kufirin për të hyrë për të parën herë në Kosovë, Kurti u pyet nga gazetarët nëse edhe ai do të vizitojë Luginën e Preshevës...
Sidoqoftë Kurti nuk tha se kur vetë ai do të vizitojë luginën.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Brnabiç|#Kosove#TopChannel
Ещё видео!