Pasi heshti për dy ditë me radhë, Albin Kurti zgjodhi të flasë për fjalimin e kryeministrit Rama në mbrojtje të Kosovës dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së nëpërmjet kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazit, një eksponent i lëvizjes Vetëvendosje. Dhe reagimi i parë që vjen nga Prishtina zyrtare është ai i kritikave ndaj kryeministrit të Shqipërisë, i cili kërkoi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës asgjë më shumë se anëtarësimin e Kosovës dhe heqjen e baltës së hedhur nga Karla del Ponte e Dik Martin ndaj atyre që udhëhoqën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por për Albin Kurtin, Rama e dëmtoi Kosovën.
“Kryeministri Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike e financiare, të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës”.
Reagimi i Albin Kurtit, përmes Haki Abazit, është pritur me kritika në Prishtinë. Analisti Artan Behrami fton që deklaratat personazhesh të tillë të mos merren seriozisht.
“Deklaratat e deputetit Abazi nuk duhet të merren seriozisht. Deklaratat e deputetit Abazi reflektojnë urrejtjen patetike, që në fakt Kryeministri Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla, kanë ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama”.
Analistet në Kosovë thonë se me qëndrimet e tij, si ai në Strasburg, Rama po zëvendëson krerët e shtetit të Kosovës.
Kurti dhe Osmani u kritikuan për heshtjen e tyre ndaj fjalimit të kryeministrit Rama edhe nga nënkryetarja e LDK-së, Vlora Çitaku, ish-Kryeministri Isa Mustafa, ish-Presidenti Rexhep Pacolli dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!