[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mëngjesin e së enjtes, jatë ndjekjes së një grabitësi të armatosur pranë Kurbinit. Nikolle Gjergji ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20 në autostradë afër kryqëzimit të Arbërisë, ku një person i armatosur grabiti nën kërcënimin e armës një mjet. Pasi ka kryer grabitje Aldi Leshaj 20 vjeç është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por policia i është vene pas. Kur ka parë makinën e policisë, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të saj. Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat RENEA, FNSH dhe një helikopter nga Tirana rrethuan agresorin ne Fushe-Gjorme, që ishte i armatosur. Autori nuk pranoi të dorëzohej dhe gjatë operacionit u plagos, ndërsa më pas u neutralizua dhe u dërgua në spitalin Ushtarak. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vizitoi në spitalin Ushtarak efektivin e plagosur gjatë tentativës për të arrestuar autorin e grabitjes.
Ещё видео!