Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Bulqizë. Burime për “News 24”, bëjnë me dije se një 29-vjeçar, për rrethana ende të paqarta, është hedhur nga kati i tretë i banesës.
I riu është pikasur nga banorët e pallatit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. 29-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, e nga atje, është dërguar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi kishte fraktura të rënda në trup. Policia ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë.
Ещё видео!