[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pas takimit të parë trepalësh në Novi Sad të Serbisë ku u nënshkrua marrëveshja për një “minishengen” ballkanik, kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev do të takohen sot në Ohër. Sipas axhendës, tre liderët do të kenë një darkë pune këtë të shtunë, ndërsa të dielën do të mbahet samiti ku do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq. Një ditë më parë, i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer deklaroi se SHBA e mbështesin projektin e bashkëpunimit mes këtyre vendeve duke theksuar se dyert janë të hapura edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën. Pritet që mesditën e së dielës, liderët të japin konkluzionet e takimit I cili shihet si një hap më shumë drejt konkretizimit të marrëveshjes mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Minishengeni” Ballkanik pritet të vihet në jetë në vitin 2021 dhe do të krijojë mundësinë që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.
Ещё видео!