Ukraina ka mohuar raportet se mund të jenë disa muaj larg zhvillimit të një bombe bërthamore. Është pretenduar ditët e fundit se Kievi mund të ndërtonte një pajisje bazë që do të kishte vetëm një të dhjetën e fuqisë së "Fat man" - bomba e hedhur nga SHBA në Nagasaki në 1945. Pretendimi u bë fillimisht në një punim të botuar nga Qendra për Studime të Ushtrisë, Konvertimit dhe Çarmatimit, një institut ushtarak ukrainas, raporton The Times. Punimi hulumtues kuptohet se është ndarë me zyrtarët e mbrojtjes në Kiev. U sugjerua që Ukraina mund të përdorte karburantin bërthamor të harxhuar nga nëntë termocentralet që ajo ka për të zhvilluar një pajisje atomike shumë bazike. Sipas grupit të ekspertëve, ukraina ka rreth shtatë ton plutonium aktualisht dhe një arsenal i rëndësishëm armësh bërthamore do të kërkonte shumë më pak material. Ata shtojnë se sasia e plutoniumit që zotëron vendi është e mjaftueshme për qindra koka luftarake me rendiment taktik prej disa kilotonësh. Fuqia e një bombe të tillë do të ishte rreth një e dhjeta e asaj të lëshuar nga shba në nagasaki por do të mjaftonte për të shkatërruar një bazë të tërë ajrore ruse apo kazerma ushtarake, qendra industriale apo logjistike. Raporti përfundon se nuk do të ishte "e vështirë" për Ukrainën që të ndërtonte një armë të tillë nëse ajo braktiset nga SHBA. Autorët argumentuan se nëse Kievi humbet mbështetjen, ndërtimi i shpejtë i një bombe bërthamore mund të veprojë si një mjet presioni për të ndaluar Putinin të pushtojë Ukrainën. Megjithatë kievi ka reaguar shpejt duke hedhur poshtë pretendimet. Ukraina hoqi dorë nga armët e saj bërthamore që i trashëgoi nga Bashkimi Sovjetik, në vitet 90, me kusht që siguria e saj të mbrohej. Heorhii Tykhyi, zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës, tha: "Ne nuk posedojmë, nuk zhvillojmë ose nuk synojmë të sigurojmë armë bërthamore. "Ukraina punon ngushtë me agjencinë ndërkombëtare bërthamore dhe është plotësisht transparente për monitorimin e saj, i cili përjashton përdorimin e materialeve bërthamore për qëllime ushtarake", tha ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraine#Putin
Ещё видео!