Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Erdogan morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të 522 apartamenteve të reja në Laç të ndërtuara me financim nga qeveria turke.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni, tregoi edhe momentet e bisedës së saj me Presidentin Erdogan gjatë vizitës që zhvilloi së fundmi në Turqi në Dhjetor 2021.
“Në fund të Dhjetorit pata nderin të takohesha me Presidentin Erdogan. U përpoqëm maksimalisht për të shprehur gjithë mirënjohjen në emrin tuaj për atë që po ndodhte në Laç. Midis fjalëve tona, fjalë zemre, Presidenti Erdogan na u përgjigj shkurt dhe thjesht: Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh.
Dhe sot Presidenti Erdogan është këtu për të parë nga afër punën e kryer dhe për t’ju uruar ju hyrjen në shtëpinë e re. Sollët në Laç këtë ndimë të vyer që do të jetë shtëpia e 522 familjeve, por unë dua të nënvizoj një fakt tjetër. Ju sollët një model pune e përkushtimi si ajo që përcolli drejtor Serveti me skuadrën e tij”, tha ndër të tjera kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!