Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi një shumë të madhe parash në një banesë në rrugën "Mihal Popi", më 2 Gusht.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Vëzhgimi.’
Si rezultat u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën "Mihal Popi,” njoftojnë unifromat blu të policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e tiju policia sekuestroi 2800 euro, të cilat ishin përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Ndërkaq materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!