6 aksidente me 3 të vdekur e disa të plagosur janë shënuar në disa qytete të vendit.
Në Vlorë humbi jetën një 75 vjeçar. Qemal Lamani lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një mjet tip BMË. Shkak dyshohet të jetë shpejtësia me të cilën lëvizte 35 vjeçari Klaudio Ibrahimi.
Në mesditë një tjetër tjetër këmbësor u përplas për vdekje nga një makinë këtë herë në Rrogozhinë.
Edhe në Kavajë 47-vjeçare ndërroi jetë, pas përplasjes nga mjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj.
Ndërkohë në aksin Bulqizë-Peshkopi nga përplasja e tre makinave, mbetën të plagosur 3 persona. Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Bulqizës.
Edhe në Tiranë, brenda 10 minutash u shënua dy aksidente në Vorë. Mes 4 të plagosurve janë edhe një nënë me foshnjën 2 muajsh.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!