Serbët në veri të Kosovës kanë paralajmëruar sot largimin nga institucionet e Kosovës, ndërsa në Beograd mbahet sakaq një mbledhje urgjente e ekzekutivit, ku merr pjesë edhe presidenti Aleksandar Vucic. Fokusi i këtij takimi është pikërisht situata në Kosovë.
Kreu i Listës serbe, Goran Rakic ka palajmëruar se do të sugjerojë që serbët të largohen nga institucionet. Lëvizja e tij pasoi shkarkimin e drejtorit të Policisë për veriun, Nenad Gjuric, i cili refuzoi hapur të zbatonte vendimin e Prishtinës zyrtare për riregjistrimin e makinave që qarkullojnë me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat konsiderohen të paligjshme nga autoritetet kosovare.
Vendimi kryesisht ka të bëjë për targat KM (Mitrovica e Kosovës) të cilat deri më tani janë toleruar vetëm në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb atje e bënë të qartë se nuk do të respektojnë as fazën e parë të vendimit, që parashikon qortimin e drejtuesve të mjeteve me targa serbe. “Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim, sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, deklaroi më herët Gjuric.
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua mbrëmjen e se premtes me Vucic, e sipas tij, palët ranë dakord që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen. “Shpresoj që te gjithe të tregojnë përmbajtje për siguri dhe stabilitet. Dhuna duhet të shmanget”, theksoi Lajçak përmes një postimi në Twitter.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Kosove#TopChannelNews
Ещё видео!