Enti Rregullator i Energjise vendosi kete te premte cmimin 42 leke per kilovat ore per te gjithe konsumatoret qe do te shpenzojne mbi 800 kilovat , duke filluar nga data 1 nentor deri ne 31 dhjetor te ketij viti.
Ky vendim i perseritur nga Enti, por i lene i pazbatueshem me pas per muajin tetor nga qeveria, justifikohet me detyrimin qe ERE ka per te reflektuar çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal dhe kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.
Sic ishte theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për familjarët që shpenzojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU, vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s.
Nje dite me pare, Bordi i ERE, rrëzoi kërkesën e deputetes se partise demokratike Jorida Tabaku për heqjen e fashës 800 kË , per mungese argumentash.
Opozita e ka cilesuar si abusive kete rritje duke thene se do te rendoje mbi xhepat e familjareve. Enti Rregullator i Energjisë bëri me dije se do të rishikojë situatën dhe do të vendosë nëse çmimi 42 leke per kilovat do të aplikohet gjatë muajve ne vijim.
Fasha kufizuese 800 KË ishte lajmëruar se do të ishte funksionale nga 1 tetori. Sipas vendimit të marrë, çdo kilovat që do të konusmohej mbi 800 që ishte llogaritur të ishte konsumi mesatar familjar, do të paguhej me 42 lekë.
Ky vendim pati reagime, duke marrë parasysh edhe faktin se të gjithë familjarët do ta gjenin veten para faturave të kripura të energjisë elektrike.
Më 30 shtator, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të hynte në fuqi në tetor, fasha prej 800kw për konsumatorët familjarë dhe duket se pavaresisht ketij vendimi te ERE, fjalen e fundit nese ky cmim do te reflektohet duke filluar nga 1 nentori do ta kete prape qeveria.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ERE#Energija
Ещё видео!