Ardian Dvorani, këtë të martë, i është drejtuar zv. kryetares së KED-së, përmes një letre ku ai e vë ne dijeni se ende nuk e ka marrë vendimin e arsyetuar nga KLGj për ndërprerjen e mandatit të tij.
Ndërprerja e mandiatit nga KLGJ erdhi pas përlasjeve të gjata me Presidentin Ilir Meta për mënyrën si ai e kretoi KED-në, institucioni kyç për emërimet në Gjykatën Kushtetutuese, që tashmë, sipas ligjit, do të drejtohet nga zv.kryetarja Vitore Tusha, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Në 11 qershor, Keshilli i Llartë i Gjyqësor, vendosi t’i ndërpres Ardian Dvoranit qëndrimit në Gnykate të Lartë e për pasojë dhe kryesimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tashmë ai është ish-kryetar i KED.
Por a mund të pretendojë ai të vazhdojë të jetë anëtar i ketij institucioni, sipas precedentit të Arta Markut?
Ligji që rregullon funksionimin e KED-së, parashikon në nenin 225, se anëtarët e përjashtuar zëvendësohen nga një anëtar i po i njëjtit institution. Por në përbërjen e KED ka vetëm anëtarë i Gjykatës së Lartë. Juristi Ledjon Braho thotë se ligji detyron Dvoranin të largohet, edhe si anëtarë.
Sipas tij, ligji nuk lë hapësira as që ai të ndjek shembullin e Arta Markut, e cila u zgjodh si anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, por më pas kaloi tek vendi vakat i Gjykatave të Apelit.
“Situata me Arta Markun është ndryshe. Kur ajo u largua nga prokuroria, kishte një vakancë për anëtarin e Gjykatave të Apelit. Janë raste të ndryshime”, shprehet Braho.
Përbërja e KED ndryshon mes datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, kur Presidenti duhet të hedh shortin.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!