Ulsi Manja, në cilësinë e Kreut të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit njoftoi sot në Kuvend deputetët për konkluzionet e raportit me 44 faqe.
Ai tha se presidenti e ka shkelur dy herë Kushtetutën si në rastin e zhdekretimit të zgjedhjeve, ashtu edhe në rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese. E megjithate shkeljet e tij nuk çojnë detyrimisht në shkarkimin e Kreut të Shtetit, se edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës vetëm Gjykata Kushtetuese do thojë fjalën e fundit
“Për herë të parë në 30 vjet diskutohet raporti i ngritur me kërkesën e 55 deputetëve që kanë vënë në lëvizje mekanizmin kushetues e ligjor për shkarkimin e një presidenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës bazuar në nenin 90 të saj. Për të qenë të qartë për publikun se edhe nëse Kuvendi e voton për shkarkim është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin final për shkarkimin e Presidentit.
Kemi vërejtur disa shkelje, veprime dhe mosveprime në kundërshtim me Kushtetutën si në rastin e zgjedhjeve vendore ashtu edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Arrijmë në përfundim se dekrekti i Metës 10/6/2011 për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore si dhe dekreti në 13/12/2011 për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese janë akte dhe vendime antikushtetuese. Shkeljet e Presidentit dhe pasojat që ato kanë sjellë, duke mbajtur në konsideratë rolin e tij janë shkelje që nuk cojnë në domosdoshmërisht në shkarkim por diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen”
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#UlsiManja#IlirMeta#TopChannel
Ещё видео!