Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është larguar mesditën e së mërkurës nga zyra e tij.
Nano shfaqet në video duke hipur në makinën e tij, teksa përshëndet me dorë edhe mediat.
Gledis Nano u shkarkua të mërkurën. Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë, i cili nënvizoi se shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave të Nanos.
“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.
Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!