[ Ссылка ]
www.tvklan.al
Titujt kryesore: 6 shtator 2019
ZHURMA PER “SILICON MIX”, SHKRESA E PELESHIT NXJERR BLOF PROKURORINE.
MBZHR: ASNJE EFEKT NEGATIV PER SHENDETIN
Nje leter e ish –ministrit Niko Peleshi shuan zhurmen e krijuar per perdorimin e plehut kimik Silikon Miks ne bujqesi dhe nxjerr blof Prokurorine e Pergjithshme. Ministria e Bujqesise sqaron se ky solucion nuk ka asnje efekt negativ per shendetin.
MAZHORANCA E OPOZITA I DREJTOJNE GISHTIN NJERA – TJETRES PER RAPORTIN E OSBE-ODIHR
Mazhoranca dhe opozita perplasen serish per raportin e OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 30 qershorit. Ministri i Jashtem thote se verejtjet jane pasoje e bojkotit, por Partia Demokratike thote se pergjegjesia per organizimin ishte e qeverise.
BURG PERJETE AUTORIT TE MASAKRES SE SELENICES, VRAU 8 TE AFERM PER MOTIVE BANALE
Burg perjete autorit te masakres se Selenices. Ridvan Zykaj vrau 1 vit me pare 8 te aferm te tij. Gjykata refuzoi te marre ne konsiderate pretendimet e vrasesit te shumefishte dhe vendosi izolimin e tij ne nje burg te sigurise se larte.
DETAJE TE REJA NGA PERPLASJA ME ARME NE PRISHTINE, NE RREZIK NJE NGA TE PLAGOSURIT
Zbardhen detaje te reja mbi perplasjen me arme ne Prishtine, ku humben jeten dy persona dhe u plagosen dy te tjere. Njeri nga te lenduarit eshte ne gjendje kritike, ndersa mesohet se nje prej autoreve u ndalua nga nje polic jashte detyre.
30 VIKTIMA NGA URAGANIDORIAN, 250 MIJE FAMILJE PA ENERGJI NE JUGLINDJE TE SHTETEVE TE BASHKUARA
Arrin ne 30 numri i viktimave te shkaktuara nga uragani Dorian qe goditi Bahamasin. Ererat e tij te forta po sjellin shkaterrime edhe ne bregun juglindor te Shteteve te Bashkuara, duke lene pa energji elektrike 250 mije familje.
FRANCA ME MUNGESA, POR SHQIPERIA NUK E KA TE LEHTE. REJA AKTIVIZON LOJTARET QE KANE LUAJTUR ME TEPER
Franca do te kete mungesa te medha ne ndeshjen me Shqiperine, por mediat e huaja shkruajne se kombetarja jone nuk do ta kete te lehte. Trajneri Reja do te hedhe ne fushe lojetaret qe jane aktivizuar me shume me skuadrat e tyre.
Spiker: Anjola Hamzaj
Ещё видео!