Heshtja ka pllakosur familjen Muhollari këtë të diel, një ditë pasi djali i kësaj familje, Albioni, 24 vjeç vrau duke mbytur me plastmasë nënën e tij, Zeniat Muhollari.
Fqinjët të cilët shkojnë për ngushëllim në banesën e tyre, shprehen se kanë mbetur pa fjalë nga ngjarja e rëndë.
Familja prej kohësh jetonte në Amerikë dhe ishte kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.
I riu kishte shfaqur prej kohësh shenja depresioni dhe agresiviteti, por pavarësisht vizitave mjekësore, nuk ishte marrë masë për shtrimin e tij në një institucion të kujdesit shëndetësor mendor.
24-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes Muhollari mes tre vajzave. Burime pohojnë se djali edhe në adoleshencën e vet kishte sjellje agresive, pëlqente lojërat e dhunshme dhe ishte natyrë përgjithësisht e ftohtë.
Nënë e bir kishin shkuar në Amerike tek një nga vajzat e shtëpisë që prej vitesh jeton aty.
Tv Klan
#permet #vrasja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!