#paga #mesatare
Paga mesatare në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2023. Në tremujorin e dytë të vitit Instituti i Statistikave vlerëson se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar shkoi në 70.905 Lekë. Në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, paga mesatare është rritur me gati 17 %. Rritja më e madhe e pagës mesatare bruto vërehet në administratë, arsim, shëndetësi dhe sigurim social të detyrueshëm.
Kështu në sektorin shtetëror paga mesatare arriti në 82.207 Lekë, ndërsa në atë privat 65.901 Lekë. Sektorët me pagën më të lartë mesatare në Shqipëri janë Aktivitetet Financiare si dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni. Ndërsa Bujqësia mbetet me pagat më të ulëta.
Paralelisht me rritjen e pagave, në Shqipëri është ulur edhe papunësia. Sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10.7%. Numri i të papunëve gjithsej u ul me gati 2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!