Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur para gazetarëve se nuk do të kthehet në tryezën e reformës zgjedhore. Kjo pasi sipas tij, opozita nuk e ka lënë asnjë herë këtë tryezë.
Po ashtu, kreu i PD u shpreh se opozita nuk mund të ulej në atë tryezë disa orë pasi ishte shembur Teatri Kombëtar.
"Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën Zgjedhore dhe shanset për t'u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme e të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit tani doli zbuluar," u shpreh Basha nga selia e PD.
Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.
Sa i përket Zgjedhores, Basha u shpreh:
"Ne nuk e braktisëm kurrë procesin e reformës zgjedhore pasi këtë dëshiron Edi Rama. Braktisja e reformës zgjedhore shtyn objektivin kryesor të shqiptarëve që është largimi, shporrja e këtij keqbërësi... me votën e shqiptarëve."
I pyetur nëse është i gatshëm të ulet në një tryezë për integrimin, siç u propozua nga presidenti Meta, Basha tha se Presidenti e ka marrë përgjigjen e PD.
Basha u shpreh:
"Jam njohur me propozimet e presidentit që në javën e parë të prillit, e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që Edi Rama ka 15 detyra për të kryer opozita ka një detyrë për të kryer. Edi Rama nuk po tregon vullnet."
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
Ещё видео!