[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Gati një muaj pas ekzekutimit të ish policit, Arben Bilali, pranë banesës së tij, policia ka në dorë prova tejet të rëndësishme që pritet të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.Burime nga grupi hetimit, megjithëse shprehen tepër të rezervuara, bëjnë me dije për Vizion Plus se nga provat që u gjetën në automjetin e vrasësve, janë përfituar profilet e ADN-së dhe gjurmë gishtash të autorëve, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.Për zbardhjen e ekzekutimit mafioz që tronditi kryeqytetin, mesditën e 30 janarit mësohet gjithashtu se disa persona janë vënë në përgjim.Të frikësuar nga prezenca e policisë në rrugët lidhëse me zonën e Selitës ku ndodhi ekzekutimi, autorët braktisën automjetin mercedes-benz me targa të vjedhura, në një kodër në Mjull Bathore. Ndonëse e kishin spërkatur mjetin me benzinë, vrasësit nuk e dogjën për shkak se tymi do lokalizonte vendndodhjen e tyre.Hetimet për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali janë fokusuar në pistën e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës, të cilit i ishin ekzekutuar edhe 2 vëllezërit.
Ещё видео!