Dekorimi i pemës, pjekja e biskotave dhe hapja e dhuratave janë disa nga gjërat më të zakonshme që njerëzit bëjnë në 25 dhjetor, por anë e mbanë botës ekzistojnë tradita që për shumë mund të jenë të çuditshme.
Në Suedi për shembull simboli i festave, është Dhia prej kashte e quajtur Gavle, traditë e ruajtur që nga festat e lashta pagane. Në Filipine, çdo vit, qyteti i San Fernando mban Festivalin e Fenerëve Gjigantë që simbolizojnë Yllin e Betlehemit. Ndërsa në Japoni, në vend që njerëzit të mblidhen rreth tryezës për një darkë me gjeldeti, ata dalin për të ngrënë ushqim në KFC-të e famshme.
Në mëngjesin e Krishtlindjeve, në Finlandë tradicionalisht familjet hanë një qull të bërë me oriz dhe qumësht të mbushur me kanellë, qumësht ose gjalpë. Kushdo që gjen bajamin e vendosur brenda njërit prej pudingave “fiton” .
Banorët e Zelandës së re nga ana tjetër Krishtlindjet i gjejnë në plazh, pasi atje në këtë kohë është verë, kështu që shumë festojnë në bregdet.
Në Norvegji, sezoni i Krishtlindjeve, i quajtur julebord , fillon më 3 dhjetor, duke mbushur baret dhe restorantet lokale gjatë gjithë muajit. Pjata e tyre e preferuar është një puding i ngrohtë me oriz.
Në Irlandë familjet lënë një qiri të kuq në dritaren e përparme të shtëpisë gjatë natës, një simbol i ngrohtësisë për sezonin e festave. Pjata tradicionale e Krishtlindjeve në Irlandë shpesh përfshin patë të pjekur në shtëpi, perime, boronica dhe patate.
Në Barbados, një tryezë e Krishtlindjeve nuk është e plotë pa një proshutë të pjekur të zbukuruar me ananasi dhe rum. Kurse në Meksikë, është traditë që anëtarët e Kishës të vishen si barinj për të ritreguar historinë e Krishtlindjes.
Ndërsa traditat rreth Afrikës së Jugut ndryshojnë sipas rajonit dhe kulturës, shumica e familjeve mblidhen për një gatim, me biftekë, e ndjekur nga një ëmbëlsirë e zakonshme me puding .
Top Channel
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Tradita#Krishtlindje#TopChannelNews
Ещё видео!