Çështja “Babale” rikthehet sot në qendër të vëmendjes dhe debatit politik, pasi do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Para trupës gjyqësore do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Salianjit. Përmes një mesazhi dërguar deputetëve Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar kolegëve që të marrin pjesë në seance në solidarizim me Salinajin.
Alibeaj e cilëson gjyqin si një orkestrim të pastër politik dhe hakmarrës të mazhorancës për shkak të qëndrimeve të forta të deputetit demokrat kundër qeverisë. Ndërkaq, Sali Berisha u bëri thirrje organizmave ndërkombëtare të ndërhyjnë, pasi sipas tij "klanet e drogës me pushtet" duan të dënojnë Salianjin.
Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm. Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg. Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.
Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale" dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të.
Ervin Salianji sqaron në Rinvote pozitën e tij për çështjen “Babale”
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!