Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Presidenti maqedonas Boris Trajkovski, duket se ka arritur të qetësojë situatën në Maqedoni. Me fjalimin e tij drejtuar kombit, ai ka arritur të bind njerëzit të tërhiqen. Pritej që në Shkup të kishte një natë tjetër me trazira, por kjo gjë nuk ndodhi dhe luftëtarët e UÇK, u lejuan të tërhiqeshin nga fshati Haraçinë me armët e tyre, ashtu siç parashikohej në marrëveshjen e armëpushimit.
Kryeministri Gjeorgjevski e mbështeti idenë e presidentit kur tha, se ofensiva mbi Haraçinë do të kishte humbje shumë të mëdha dhe do të kërkonte të paktën 10 ditë luftë. Kryeministri pranoi gjithashtu se marrëveshja e armëpushimit me UÇK, ishte arritur nga një presion i madh ndërkombëtar. Ndërkohë në terren në rajonin e Tetovës janë dëgjuar krisma të shumta dhe shpërthime dhe janë vërejtur helikopterë të armatës maqedonase./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!