Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Pika doganore e Kakavijës, vazhdon të jetë e bllokuar prej dy ditësh. Asnjë prej mauneve të tregtarëve shqiptarë nuk ka kaluar kufirin tonë. Shkak mbetet rritja e menjëhershme e referencës së mallrave të importuara, lajm që biznesmenët tanë e mësuan në kufi pa u lajmëruar më parë.
Tregtarët të cilët importojnë mallra nga Greqia, kanë mbyllur maunet e tyre në tokën greke dhe nuk pranojnë të paguajnë taksa të trefishuara. Sipas tyre, kjo rritje e menjëhershme dhe artificiale e referencave nuk aplikohet për të gjithë tregtarët në të njëjtën mënyrë, por në mënyrë të diferencuar, duke nxitur konkurrencën e pandershme, korrupsionin dhe kontrabandën.
Rritja e menjëhershme e nivelit të referencës për mallrat çka ka sjell bllokimin e punës në pikat kryesore doganore, siç është dhe kjo e Kakavijës, u bë para disa ditësh nga grupi i vlerësimit të doganës, me urdhër nga qeveria. Pikërisht dështimi i privatizimit të disa prej objekteve kryesore, arka bosh e shtetit dhe rëndimi gjithnjë e më shumë i ekonomisë së vendit, kanë detyruar drejtuesit e ekzekutivit dhe financave shqiptare, të marrin një urdhër të tillë.
Por ata që e vuajnë të parët rritjen e referencës për mallrat, pra tregtarët nuk janë dakord që të paguajnë në kurriz të tyre këto kriza ekonomike dhe politike që po kalon vendi dhe pasojat nuk mungojnë. Në pikën doganore të Kakavijës ashtu si në shumë pika të tjera në jug, që mbajnë dhe peshën kryesore të importit, puna vazhdon të jetë e bllokuar, duke përshkallëzuar dhe më shumë krizën ekonomike në vend./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!