Sezoni turistik ka nisur dhe qytetarët për t’i shpëtuar temperaturave të larta të kësaj vere kanë vijuar edhe gjatë ditëve të javës të bëjnë plazh. Kjo hapësirë ndodhet në fund të shëtitores bregdetare “Taulantia” në qytetin e Durrësit dhe është e destinuar për plazh publik, po një subjekt ka shfrytëzuar pa të drejtë këtë hapësirë duke vendosur çadra e shezllonë dhe marrë tarifën e shërbimit nga pushuesit, ndërsa të tjerë shfrytëzojnë shkallaret e Sfinksit për të pushuar e bërë banjo dielli.
“Jemi pensionistë dhe nuk e përballojmë dot. Ne s’mund të paguajmë sa është çadra dhe rrimë këtu. E di që është plazh publik, po skemi forcë të ngrejmë zërin. Këtu shoqëri civile s’ka.”
“E blemë shtëpinë në bregdet për të jetuar më mirë e mbi të gjitha për të bërë plazh. Tani s’kemi ku ta bëjmë. Ja, këtu te shkallët.”
“Ne vijmë në plazh 100 ditë, I thonë 50 mijë lekë, 5 muaj pension. 5 muaj do të rrijmë pa bukë ne?!”
“Po te shkallët, te shkallët të gjithë durrsakët këtu po rrinë.”
“Ja që ai i ka vënë çadrat dhe s’na ka pyetur ne që lahemi këtu.”
Ne iu drejtuam bashkisë së Durrësit e cila na tha se policia bashkiake do të ndërhyjë. Kanë kaluar disa ditë dhe plazhi privat vazhdon të zaptojë plazhin publik dhe të drejtën e qytetarit për ta shfrytëzuar atë.
“Pamë një ditë polici, po njeri nuk ka heq gjë. - Filluan të bëhen telefonata. Jo e ka fajin ky, jo e ka bërë online, jo po kështu.”
“Bashkia thotë është plazh publik?! Pse publik quhet një plazh me çadra ku njerëzit paguajnë lekë?! Është zaptuar me dhunë dhe nga bregu i detit deri 6 metra duhet të jetë i lirë si në të gjithë botën.”
Në hartën e plazheve të Durrësit, hapësirat për plazhe publike janë të shenjuara me ngjyrën jeshile, por në realitet, ne zonat më të frekuentuara të bregdetit ato janë zaptuar nga subjektet private. Në to mungojnë ose janë hequr edhe tabelat orientuese për pushuesit. Në Durrës janë 243 subjekte që, pas aplikimit në e-Albania, kanë marrë leje për shfrytëzimin e plazheve dhe ofruar shërbim.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durrës#Plazhi#TopChannelNews
Ещё видео!