#saimirsula #spanja #shqiperia
Pas më shumë se 3 vitesh, Gjykata e Barcelonës ka kërkuar informacion nga autoritetet shqiptare për mënyren se si do të tërheqin zemrën e Saimir Sulës. Kjo kërkesë i është përcjellë përmes një materiali shkresor organeve ligjzbatuese në vendin tone e që synon të hedhi dritë mbi fatin e organit të shqiptarit, që 3 vite më parë ndërroi jetë në një spital në Barcelonë ku ishte shtruar për Covid-19.
Ishte motra e viktimës, e cila vuri në lëvizjet autoritetet dhe pas kryerjes së autopsisë së trupit të të vëllait, u zbulua se Saimir Sulës i mungonte zemra. E vënë përpara kësaj situate, Majlinda e motra e viktimës, bëri kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, e më pas nisën veprimet hetimore të ngjarjes së rëndë.
Krahas autoriteteve shqiptare, hetime po kryehen edhe nga ato spanjolle të cilat po vijojnë verifikimepër ekipin mjekësore të spitalit në Barcelonë, aty ku Saimir Sula shkoi gjallë e më pas doli pa zemër.
E motra e viktimës, ka ngritur dyshime dhe për shkakun e vdekjes së të vëllait. Dyshime këto që nuk kanë marrë përgjigje as nga mjekësia ligjore e cila nuk mund të përcaktojë shkakun për shkak të mungesës së organit jetësor.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!