I njohur si shqiptari që arriti të grabisë një shumë marramendëse pse 53 milionë paundësh në Britaninë e Madhe, Jetmir Buçpapa, ka zgjedhur ti japë fund beqarisë. Jetmir Buçpapa, ishte pjesë e bandës së 6 personave i përfshirë në grabitjen më të madhe në Britaninë e Madhe është martuar në atdhe në Shqipëri.
Lajmi është bërë publik nga mediet angleze të cilat bëjnë me dije se Buçpapa menjëherë pas deportimit në vendit tonë është martuar me një shqiptare.
Buçpapa me origjinë nga Tropoja u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e Sigurimit në Tonbridge, Kent. Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit duke u hequr si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. Ata lidhën gjithashtu 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.
Që nga ajo ditë mbi 30 milionë paundë ende mungojnë, por Buçpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte bërë asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund. Banditi shqiptar, 41 vjeç, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë. Ai u lirua nga burgu i Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas. Gruaja e parë britanike e Buçpapës, Rebecca, ishte zotuar se do t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda në burg.
Ditën e Vitit të Ri, Buçpapaj u martua me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropoje, në një festë luksoze, shkruan The People. Fotot i tregojnë ata duke pozuar me dashuri në një shtëpi madhështore. Më pas ata u nisën për në muajin e mjaltit. Besiana, 34 vjeç, nuk pranoi të tregonte për gazetën se ku, por tha se ishte “shumë e veçantë”.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Britani#Grabiti#TopChannel
Ещё видео!