Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Policia e Vlorës ka zbardhur falë pamjeve të kamerave të sigurisë, ngjarjen e së shtunës në lagjen "Çole", ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri ndaj një makine. Autori është një 34 vjecar person me precedentë penalë, që tashmë është shpallur në kërkim. Sulmi me armë pasoi një konflikt mes dy të rinjve, të përfshirë në ngjarje.
Një 34 vjeçar me precedent penal është shpallur në kërkim nga policia për të shtënat me armë në lagjen "24 Maji" pas një konflikti të çastit me një 25 vjeçar.
Sipas policisë dy të rinjtë fillimisht patën një konflikt verbal dhe më pas autori i identifikuar vetëm me inicialet Q. M është afruar në këmbë dhe pasi e ka kërcënuar, qëlloi me armë ndaj mjetit ku udhëtonte 25 vjeçari.
E gjithë ngjarja rezultoi se është filmuar nga kamerat e sigurisë, pamjet e cilave çuan edhe në zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe identifikimin e dy të rinjve të përfshirë.
Xhamat e thyer që kanë mbetur ende në rrugë, janë pasoja, pasi sipas policisë nuk pati të lënduar.
Por ngjarja shkaktoi panik mes banorëve të zonës, pasi u regjistrua në një zonë populluar dhe në pikun e lëvizjes.
Pas veprimeve në vendngjarje, policia thotë se arriti të gjejë dy gëzhoja pistolete, ndërsa sekuestroi edhe automjetet e dy personave të përfshirë në konflikt.
34 vjeçari është shpallur në kërkim dhe policia thotë se po punon për ta vënë në pranga, ndërsa nuk jep detaje për të riun tjetër që u sulmua me pistoletë.
Dosja tashmë është në duart e Prokurorisë së Vlorës për veprimet e mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!