Gazetari Spartak Koka që intervistoi Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 Mars, ka treguar në emisionin Opinion në Tv Klan të tjera detaje rreth intervistës së 40-vjeçarit, pjesë e dytë e së cilës transmetohet të hënën e ardhshme në emisionin Uniko.
Koka zbuloi se Dan Hutra flet për një varr të hapur, për të cilën pretendon se e ka hapur rreth 2-3 ditë përpara se të ndodhte masakra.
Spartak Koka: Në pjesën e dytë të javës tjetër, ne do kemi shumë detaje të tjera interesante. Ai flet për një varr të hapur. Ai ka hapur një varr, nuk e ka gjetur akoma policia, ai pretendon se e ka hapur 2-3 ditë para se sa të shkonte tek ngjarja, masakra me 3 të vrarë dhe 3 të plagosur, flet në mënyrë të detajuar se si e ka planifikuar, flet me detaje për ditën e ngjarjes dhe flet për kërcënimet dhe raportin që ka patur me Vladimir Kurtin. Unë i bëj një pyetje interesante dhe i them, që do ta zbulojmë javës tjetër do ta kemi në Opinion, i them a meriton ti të dënohesh me burgim të përjetshëm? Dhe pyetja tjetër, i thashë, nëse do ishte në fuqi Kodi Penal i dënimit me vdekje, do dëgjoni dy përgjigje javën tjetër shumë interesante se si ai përgjigjet. Intervistën ne vendosëm ta transmetojmë për të mos qenë indiferentë ndaj këtyre personave, se në 2007 Dan Hutrën thamë u arrestua do jetë me burgim të përjetshëm kur vrau bashkëshorten dhe thamë le ta lëmë aty në burg se s’do dalë më, Dan Hutra doli dhe u rikthye më i ashpër, më agresiv dhe më represiv ndaj shoqërisë duke shkaktuar më shumë viktima.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!