Fluks aplikimesh në fakultetin e shkencave mjekësore në universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Koordinatori i përgjithshëm i këtij fakulteti Genti Stroni, sqaron se ndonëse i hapur këtë vit ky fakultet ka pasur preferencë të lartë nga maturantet e orientuar drejt degëve mjekësore.
“Fakulteti i shkencave mjekësore këtë vit në universitetin Mesdhetar të Shqipërisë pati një fluks të madh aplikimesh. Këto aplikime kanë qenë për degët më në zë të këtyre shkencave siç është infermieria, fizioterapi dhe teknik laboratori, por numri i vendeve është i limituar. Rjedhimisht janë të inkurajuar këta studentë që të mund të regjistrohen nga data 29 Gusht deri në datën 11 Shtator.”
Studentet e universitetit mesdhetar që do të nisin studimet në këtë fakultet do të kenë mundësinë të kryejnë praktikat profesionale në institucione europiane me të cilat ky universitet ka lidhur disa marrëveshje.
“Në këtë fakultet do e ndjekin dhe do i presin një pjesë e mirë e stafit të cilët janë aktualisht me eksperiencë në mësimdhënie dhe janë staf i përgatitur me kërkesa të larta ndaj vetes së tyre por edhe ndaj studentëve. Praktikat profesionale studentët që kanë zgjedhur këto degë do të mund ti bëjnë në institucione europiane me të cilat ky universitet ka marrëveshje bashkëpunimi.”
Me hapjen e fakultetit të shkencave mjekësore, universiteti Mesdhetar bëhet me 4 fakultete.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!