Lajme Arkiva 2005
Në repartin e sëmundjes së mushkërive në spitalin e Pediatrisë fëmijët e sëmurë me tuberkuloz qëndrojnë në të njëjtat ambiente me fëmijët që vuajnë nga astma.
Mjekët thonë jashtë kamerave se kjo mund të sjellë prekjen e fëmijëve të tjerë nga TBC-ja. Ndërkohë e pyetur për këtë fakt, drejtorja e këtij pavijoni, Juljeta Kote, thotë se rastet e ngjitjes së tuberkulozit në këtë mënyrë janë të rralla.
Sipas saj problemi kryesor i repartit që ajo drejton është ndërprerja e analizave për infeksionet tuberkulare.
Këto analiza mund të bëhen jashtë vendit dhe jo në spital për arsye që ende nuk bëhen të ditura. Prindërit e pacientëve veç kësaj ankohen për kushtet të cilat në disa pavione të pediatrisë lejnë shumë për të dëshiruar.
Pediatria e Tiranës është rikonstruktuar katër vite më parë, por ende sot në dhoma të zë syri një shërbim të ngjashëm me atë të para viteve ’90 me mobilie të vjetra dhe me po ato batanije të cilat nuk përdoren më nga askush./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!