Vladimir Putin ka dërguar një skuadër speciale vrasësish të njohur si ‘Gjuetarët’ ndërsa nis një tjetër përpjekje për të marrë Ukrainën. Cdo ushtari i është dhënë një listë, me emrat e madje edhe me fotot e zyrtarëve të lartë ukrainas dhe atyre të sigurisë, që Moska i do të vdekur. Kremlini pretendon se në këtë listë, janë të gjithë ata që kanë kryer krime.
Forcat speciale cecene janë fiksuar në pamje duke u trajnuar në një pyll ukrainas ndërsa marrin pjesë edhe në ritualet islamike të faljeve para një dislokimi të mundshëm në vijën e frontit. Lideri cecen Ramazan Kadirov, një aleat i ngushtë i Putinit, më herët vizitoi forcat e tij.
Një ditë më parë, presidenti ukrainas tha se ai ishte paralajmëruar se ishte numri një në listën e forcave speciale ruse në Kiev, për tu vrarë. Skuadra cecene, e njohur edhe si gjahtarët, ka marrë urdhër për të vrarë nëse nuk mund të ndalojë dhe arrestoi politikanët dhe zyrtarët ukrainas që ndodhen në listë. Besohet se skuadra është pjesë e bataljonit jugor të shërbimit federal të rojave me bazë në ceceni. Të enjten, Kadirov u takua me Viktor Zolotov, drejtorin e shërbimit kombëtar federal të rojave dhe një tjetër aleat të Putinit po ashtu.
E ndërsa pushtimi i Ukrainës ka ecur më ngadalë nga sa rusia e ka pritur, është e madhe edhe frika se Putini i tërbuar mund të përdorë një nga armët e tij më vdekjeprurëse në përpjekje për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase. Armë termobarike, të quajtuara edhe ‘Babai i të gjitha bombave’ janë eksplozivë shumë të fuqishëm që përbëjnë edhe armët më të fuqishme që janë krijuar ndonjëherë, me përjashtim të bombave bërthamore. Ato janë zhvilluar si në shba ashtu edhe në bashkimin sovjetik në vitet 1960 dhe besohet se kushtojnë rreth 16 milionë dollarë secila. Të njohura edhe si bomba me vakuum, ato përdorin atmosferën si pjesë të shpërthimit, duke shkaktuar shpërthime shkatërrimtare që mund të avullojnë trupat dhe të rrënojnë organet e brtendshme. Një shpërthim i vetëm termobarik mund të shkaktojë një krater prej mbi 300 metrash dhe nëse përdoret në zona të populluara mund të vrasë me qindra njerëz.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VladimirPutin#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!