Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh dhe eksplozivësh në veri-perëndim të Turqisë i ka marrë jetën të paktën 12 personave e ka plagosur katër të tjerë. Sipas guvernatorit të provinces Balikesir, Ismail Ustaoglu, shpërthimi ndodhi në repartin e prodhimit të gëzhojave. Shkaku i ngjarjes nuk është ende i qartë, por autoritetet e kanë përjashtuar mundësinë e sabotimit.
Dëshmitarë okularë rrëfyen sesi panë një lëmsh të zjarrtë të shpërthente nga fabrika, pasuar nga një shtëllungë gjigande tymi të zi. Aq e madhe ishte forca e shpërthimit, sa shkatërroi një pjesë të ndërtesës. Pasojat e mëtejshme erdhën me pjesë prej çeliku që u derdhën në zonën përreth. Shpërthimi shkaktoi lëkundje në të gjithë qytetin Köteyli, thanë dëshmitarët për CNN Turk. Shumë ekipe zjarrfikëse u dërguan më urgjencë në zonë për të shuar me flakët, shoqëruar edhe nga një numër i madh autoambulancash. “Lutem për shpirtrat e qytetarëve tanë që vdiqën në këtë incident dhe shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Ustaoglu në një postim në rrjetet sociale. Ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunc njoftoi se një hetim ka nisur menjëherë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit, shkaku i të cilit nuk dihet ende.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turqia#Fabrika#TopChannelNews
Ещё видео!