Kjo menyre e pergatitjes se bukes,
eshte nje nder me te mirat dhe te shendetshmet,
per organizmin tonë.
Per pergatitjen e ujit te fermentuar do na duhet,
1 molle organike
1 luge caji me mjalt
300 ml uje te filtruat
Per pergatitjen e brumit te fermentuar do na duhet,
Diten e parë
120 gr miell te zi integral ose me hime
100 ml leng molle te tharrtuar
1 luge druri per ta trazuar
Diten e dyte, deri diten e shtatë,
Ushqejm brumin cdo dite duke hequr nga vazua,
100 gr brum, dhe brumit te mbetur ne vazo i shtojm,
60 gr uje + 60 gr miell dhe e trazojm mire.
Lengu i molles se fermentuar perdoret vetem diten e pare, ditet e tjera perdorim uje normal, mundesisht te filtruar. Mielli sipas deshires, vetem diten e pare eshte mire qe te jetë miell i zi integral. Mielli i zi ka per veti te fermentohet me shpejt sesa mielli i bardhë.
Ditet ne vazhdim mundet te perdorni edhe miell te bardhë per te ushqyer brumin.
Ещё видео!