[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Shkarkimi nga posti i ministri të Financave, ka ndikuar direkt në angazhimin e Shkëlqim Canit në punët e Partisë Socialiste. Prej muajsh socialistët janë përfshirë në procesin e ristrukturimit të anëtarësisë, ndërkohë që javët e fundit po zhvillohen zgjedhjet për delegatët e Kongresit të 19 marsit. Cani, deputet i zgjedhur në qarkun e Dibrës, ishte caktuar si përgjegjës për zgjedhjet atje. Në procesin zgjedhor në Mat dhe Bulqizë, është konfirmuar se ish-ministri nuk ka marrë pjesë, edhe pse mban përgjegjësi politike partiake për ecurinë e procesit të brendshëm zgjedhor. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë lëvizje të ish-ministrit, por faktet tregojnë se më muaj me radhë Cani në cilësinë e deputetit të Qarkut të Dibrës, por edhe si ministër ai ka vizituar Qarkun e Dibrës disa herë. Nën cilësinë e koordinatorit të Partisë Socialiste, Cani ka marrë pjesë në disa mbledhje të riorganizimit. Ashtu siç ka ndodhur në çdo qark që deputetët kanë mbikëqyrur procesin, në katër Bashkitë e Dibrës, i vetmi deputet ishte Ulsi Manja, i cili ka vëzhguar vetëm Bashkinë Dibër, ndërkohë që bashkitë Bulqizë, Klos dhe Mat, nuk kanë patur përfaqësi të lartë të qendrës.
Ещё видео!