[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Për herë të parë deputetët që zunë vendet e Pd dhe Lsi në parlament kanë vendosur të zbatojnë bojkotin si formë reagimi kundër marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës.
Ata nuk kanë marrë pjesë në konferencën e kryetarëve dhe në mbledhjet e komisioneve; ndërkohë që gjatë një takimi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë reformë që nuk përfshin ndryshimin e sistemit, depolitizimin e komisioneve dhe votën e emigrantëve.
Por opozita parlamentare nuk është e bashkuar në qëndrimin e saj kundër reformës zgjedhore, pasi deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar votën e tij pro marrëveshjes mes demokratëve e socialistëve.
Prej disa ditësh deputetët e opozitës parlamentare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë një reformë zgjedhore që nuk përfshin ndryshimin e sistemit, por as socialistët e as demokratët nuk duken të shqetësuar për arritjen e kuorumit prej 84 votash përsa kohë që përçarjet në grupin opozitar janë të dukshme.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!