Tiranë-PD ka bërë publikë 150 emrat e rinj që bëhen pjesë e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Anëtari i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, Petraq Milo ka marrë votat e duhura për tu bërë pjesë e këtij forumi, ashtu si edhe dy këshilltarët e Presidentit, Ylli Asllani dhe Gjergji Lezhja.
Emra të tjerë që bien në sy në këtë listë janë edhe ish-zv.drejtori i policisë së shtetit Agron Kuliçaj, ish-drejtori i burgjeve, Gazmend Dibra, ish-drejtori i Zyrës Hipotekës, Arben Qirjako, ish-kreu i Tatimeve, Arben Sefgjini.
Por edhe ish-deputeti socialist, Asllan Dogjani dhe ish-deputetët demokratë, Fatbardh Kadilli, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, ish-zv/ministrja Edith Harxhi, kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko. Ish-drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo.
Për herë të parë në Këshill hyn dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.
Këshilli drejtues si emra të rinj ka edhe djalin e ish-kreut të SHISH, Besart Gazidede dhe djalin e deputetit të vrarë të PD, Azem Hajdari, Kiri Hajdari.
Listës nuk i mungojnë as artistët, Ermal Mamaqi, Julian Deda, Greta Koçi, kompozitori, Shpëtim Saraçi.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!