Dyshimet e policisë për një dekonspirim të mundshëm të operacionit për sekuestrimin e 137 kg kokainë bënë që prokuroria të nisë hetimet për zyrtarë e punonjës së Portit të Durrësit, Doganës e Policisë Kufitare, e ndërsa dyshimet e tyre përforcohen edhe më shumë nga të paktën 3 kamera sigurie brenda Portit.
Burime pranë grupit hetimor shpjeguan për Report Tv, se nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë brenda në Port, i dyshimtë mbetet fakti se pikërisht një prej kamerave që ka rezolucionin më të lartë e që duhet të fiksonte çdo lëvizje drejt vendparkimit të kontenierëve, ishte lëvizur vetëm pak orë para se Altin Myslihaka dhe Ardian Bega të merrnin çantën më pakot e kokainës.
Ещё видео!