Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Librazhdit, Mariglen Disha vijoi turin elektoral në fshatrat përreth, ku ndau me banorët angazhimet projektet e tij nëse votëbesohet më 14 maj për të qenë kryetar bashkie.
Banorët e fshatit Prevallë ngritën shqetësimin e gjendjes në të cilën ndodhet qendra shëndetësore, dhe mungesës së një stafi mjekësor që t’u shërbejë rreth 100 banorëve të kësaj zone.
Mariglen Disha u zotua se një prej prioriteteve të Partisë Socialiste në pushtetin lokal është shëndetësia, ndërkohë që në projektet e tij, Rehabilitimi i qendrës shëndetësore të Prevalle, si kompletimi me staf, do të jetë një ndër angazhimet e para për t'u realizuar.
Kandidati socialist Mariglen Disha vazhdoi turin edhe në fshatrat Kostenje dhe Lunik. Në të gjitha këto komuna, kryefjala ishte rrjeti rrugor i brendshëm, por edhe rrugët që lidhin fshatrat me Librazhdin. Disha siguroi banorët, që gjatë 2 viteve të para të mandatit të tij, infrastruktura rrugore do të jetë prioriteti kryesor, përfshirë këtu edhe zgjerimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese për bujqësinë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PS#Librazhd
Ещё видео!