Në një lidhje telefonike për A1 Report një banore nga fshati i Lazaratit ka dëshmuar për të shtënat e grupeve të trafikantëve kundër policisë në këtë fshat. Ajo tha se dëgjoheshin shkëmbime zjarri edhe në momentin që fliste në telefon me studion e lajmeve të A1 REPORT.
Blerina Brahimi thotë se të shtënat vijnë nga godina që është marrë në administrim nga trafikantët.
"Ka prezencë të forcave blu edhe në këto moment dëgjohen shkëmbime zjarri në disa godina dëgjohen shumë të shtëna, ka shumë banorë që janë të frikësuar. Unë po dëgjoj ende shumë shkëmbim zjarri, ndoshta edhe po qëllohet drejt uniformave. Vijnë edhe nga godina që është marrë në administrim nga trafikantët", thotë banorja e Lazaratit për A1 REPORT.
Ajo thotë se ka një "që ata persona të dorëzohen dhe t'i përgjigjen të gjitha rregullave që ka shtetit".
Ещё видео!