TIRANË- Deklarata e bujshme e Elisa Spiropalit për Kryeministrin Edi Rama, të cilin dy vite më parë e quajti “Skënderbeun” e shqiptarëve, është e ngulitur thellë në kujtesë. Por që do të vinte dita, që edhe Rama t’ja kthente reston ministres së besuar të qeverisë, pak kush e mendonte.
Është një video e dy muajve më parë, kur gjatë një takimi në muajin prill me student dhe anëtarë të bordeve universitare, fjalën e mori edhe kryeministri.
Rama, foli për premtimet e realizuara nga qeveria përmes “Paktit për Universitetin”, dhe në fund të fjalës, e quajti Spiropalin “Mamica”, që në histori njihet si motra e Skënderbeut.
“Faleminderit nga ana ime dhe po ia kaloj fjalën Mamicës e ta mbyllim këtu këtë Kuvend të tretë.”-tha Rama, dhe kaq mjaftoi që fjalën ta merrte Spiropali, e cila u skuq dhe u bë lëmsh me artikulimin përmbyllës në takim.
“Faleminderit të gjithëve. Meqë e nisëm me atë thënien që ekonomistët që janë ata që e kuptojnë nesër se ato që parashikuan dje pse nuk u bënë sot. Ju në fakt e keni kuptuar ça është bërë dje, e dini ça po ndodh sot dhe mesa duket keni parashikuar edhe të ardhmen.”-tha Spiropali.
Për më shumë ndiqni videon.
Ещё видео!