Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Bergamos, Giorgio Gori, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy qyteteve për aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. ERION VELIAJKRYETARI I BASHKISE TIRANE“Ashtu siç shqiptarët janë integruar në Itali, jam krenar që edhe italianët janë integruar këtu. Fakti që disa japin mësim, disa të tjerë bëjnë biznes, disa shkojnë në shkollë e universitet, kemi vërtet një raport special. Është shumë e rëndësishme që presidentët, kryeministrat, kryetarët e bashkive të bashkëpunojnë, por është edhe më rëndësishme kur qytetarët krijojnë këto ura të jashtëzakonshme bashkëpunimi” Kryetari i Bashkisë së Bergamos vlerësoi Tiranën si qytet në zhvillim. GIORGIO GORIKRYETARI I BASHKISË SË BERGAMOS “Më duhet të them se takimi me kryebashkiakun e Tiranës është një portë që hapet drejt qytetit, drejt vendit, historisë dhe drejt së ardhmes. Për mua është një zbulim. I drejtuam ftesën tonë kryebashkiakut dhe bashkëpunëtorëve të tij, për të vizituar Bergamon. Këtë vit ne jemi kryeqyteti italian i kulturës, bashkë me Qytetin e Brescias. Jemi të hapur për turistët dhe ata që do të na vizitojnë” Kryebashkiaku Gori ftoi Veliajn për të vizituar Bergamon, pasi këtë vit është shpallur kryeqyteti italian i kulturës, bashkë me Qytetin e Brescias.
Ещё видео!