Duhani vret! Nga konsumimi i tij gjithnjë e më shumë po shtohen sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale, ku një pjesë e madhe e të prekurve humbin dhe jetën. Çdo vit shënohen afro 8 mijë humbje jetësh nga sëmundjet e zemrës dhe afro 3500 nga tumoret, ku pjesa më e madhe kanë rezultuar konsumues të duhanit. Grupmosha më e prekur nga sëmundjet e zemrës në Shqipëri është ajo nga 50-80 vjeç dhe nga kanceri personat e grupmoshës nga 40-49 vjeç. Në Ditën Botërore Kundër Duhanit slogani që ka lëshuar OBSH është "Duhani thyen zemrën". Sot drejtuesit e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, mesazhet sensibilizuese i dhanë në një mënyrë shumë origjinale. Që në orët e para të mëngjesit ministrja Ogerta Manastirliu, së bashku me disa gazetarë dhe personazhe të shoëbizit, shkuan në Parkun e Liqenit Artificial vrapuan dhe ecën gjatë.
Ogerta Manastirliu: Sot jemi këtu për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që janë duhanpirës, për t’i kushtuar më shumë kohë shëndetit. Ne jemi sot këtu për të zgjedhur shëndetin dhe jo duhanin.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!