#reportTV #lajmeshqip #lajme
Një automjet ka shpërthyer në Kamëz, teksa dyshohet se i është vënë eksploziv. Policia ka njoftuar se Gjon Mema, pronari i automjetit, ka mbetur i lënduar në këmbë.
"Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.
Ещё видео!