Gjykata e Durresit ka nisur seancën për caktimin e masës së sigurisë për 20-vjeçarin Klodian Daçi i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit, 39-vjeç dhe plagosjen e djalit të tij Erald Gjini, 19 vjeç.
ABC News ka siguruar pamje nga Gjykata e Durrësit, ku katër të arrestuarit për vrasjen e Armando Baboçit, kanë dalë para trupit gjykues.
Të katërt, Klodian Daçi i akuzuar për vrasjen, Serxho Tatasi që akuzohet për bashkëpunëtor në vrasje, dhe Argit Kastrioti e Endri Çimo Bregu të cilët akuzohen për fshehje krimi, shihen me kokat ulur dhe me pranga në duar, teksa presin masën e sigurisë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të ndodhur mes familjes Tatasi dhe Baboçi, ku si pasojë humbi jetën Armando Baboçi 39 vjeç, ndërsa i plagosur në spital është i biri Erald Gjini 19 vjeç
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!