#rrezedielli #reportTV
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në kuadër të datës 1 tetor, Dita Botërore e të Moshuarve, folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale.
Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Popullsia e tё moshuarve në botë, 65 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.
Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja renditi sëmundjet tipike që prekin më shumë moshën e tretë si: tensioni arterial, dhimbjet reumatizmale, diabeti, problemet me veshkat, prostata, dobësimi i shqisave, pagjumësia, lodhja, anemia, përkujdesi për lëkurën, gojën dhe mykun, etj. Për të gjitha këto problematika Merja rekomandoi bimët mjekësore, frutat dhe perimet që ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të secilës prej këtyre sëmundjeve.
Ещё видео!