[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Për opozitën nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar mbi konsensusin për reformën administrative. Kreu i PD Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të krijojë mundësinë e konsensusit për këtë reformë që fillimisht u premtua prej saj. Refuzimi i konsensusit sipas Bashës do të ketë pasoja dramatike, do të zhvlerësojë çdo hap të njëanshëm dhe do të fusë vendin në një spirale destabiliteti. Një tjetër çështje e kthyer në lojë fjalësh mes palëve janë edhe akuzat e opozitës për trafik të drogës nga ushtria. Në një konferencë për shtyp kreu i selisë blu ka kërkuar një transparencë të plotë mbi këtë çështje. Pas akuzave të opozitës ka reaguar edhe PS e cila nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka i ka kërkuar opozitës që në rast se ka fakte t'i paraqesë në prokurori. Prokuroria ka nisur hetimet, me kërkesë të Ministres së Mbrojtjes. Nëse opozitës i ka mbetur qoftë edhe një fije serioziteti, pretendimet e saj le t'i paraqesë në Prokurori për të mos u bërë gaz i botës përmes qëndrimeve dhe deklaratave qesharake si këto të ditëve të fundit.
Ещё видео!