Përmirësohet gjendja shëndetësore e vrojtuesit të plazhit Robert Neçaj, i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova, në Shëngjin, pak ditë më parë duke rrezikuar jetën e tij. Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjete sociale familja e tij. Babai i vrojtuesit ka shkruar se fatmirësisht i biri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka shpjeguar edhe detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Dy adoleshentët 16-17 vjeç, vëlla e motër, kishin mbetur të bllokuar në det, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun. Neçaj i cili është edhe zv /President i Federatës së Vrojtuese të plazhit dhe ndodhej në Shëngjin për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në momentin e ngjarjes ka ndërhyrë menjëherë. Operacioni i shpëtimit të fëmijëve ka qenë mjaft i vështirë për shkak të gjendjes së tyre fizike dhe kushteve të panikut. Edhe pse ia doli që t’i shpëtonte, vrojtuesi pësoi dëmtimeve të shumta gjatë procesit duke rrezikuar jetën. Por pas trajtimit mjekësor në spitalin e Lezhës duket se gjendja e Neçajt është përmirësuar siç bën të ditur familja e tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Adoleshentë#Shengjin#TopChannel
Ещё видео!